“Është ndalë zullumi”, Kasami: Është shumë më mirë me VLEN-in, qytetarët me ndalin dhe falënderojnë për atë që kemi bërë

Lideri i lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha se me VLEN në Qeveri është shumë më mirë pasi siç thotë, është ndalë zullumi i BDI-së që pushtetin e ka shfrytëzuar për tu pasuruar dhe për t’i kërcënuar shqiptarët, përcjell TV21. Kasami tha se qytetarët e falënderojnë për atë që kanë bërë që siç thotë, kanë larguar një pushtet të dhunshëm.

Marketing

Unë vlerësoj që është shumë më mirë shkaku qe fillimisht është ndal zullumi që BDI ia bënte shqiptarëve veçanërisht mandatin e fundit kur ata pozitën që e kishin e shfrytëzuan për tu pasuruar, për t’i kërcënuar shqiptarët, e shfrytëzuan për të fituar edhe një mandat. Nga momenti i largimit të tyre unë e kam të vështirë të lëvizi lirshëm në rrugët e qytetit. Më ndalin qytetarët dhe më falënderojnë për atë që kemi bërë dhe kemi larguar ketë pushtet të dhunshëm të BDI-së.