Ballina Showbiz Është ndarë nga Andi? Melisa thyen heshtjen dhe flet për herë të...

Është ndarë nga Andi? Melisa thyen heshtjen dhe flet për herë të parë

Dje mori dhenë lajmi i ndarjes së Melisë dhe Andit.

Marketing

Kjo u la të kuptohej përmes postimeve të ish-konkurentës së “Përputhen” e cila më pas mbylli Instagramin.

Nuk ka vonuar shumë dhe Melisa është rikthyer në këtë rrjet social duke dhënë sqarimin e nevojshëm.

Mesa duket fjalë për një zënkë të rëndomtë, nëse jo për një lojë të çiftit për të bërë xhiron e portaleve.

“Kush është ajo femër që s’ka bërë namin pas një zënke. Ndjesë por jemi bashkë përgjithmonë” – është shprehur Melisa.

Një koment ka pasur edhe nga Andi.

“Cdo lidhje ka ulje-ngritjet e veta thjesht uroj mbas këtyre të këqijave të kemi vetëm të mira” – ka deklaruar ai.

Exit mobile version