Eskalon situata për biletat e ndeshjes Kosovë – Maltë, intervenon edhe policia

Ka eskaluar gjendja para shitoreve të IPKOs për biletat Kosovë- Maltë

Marketing

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka lajmëruar sot se ka hedhur në treg biletat për ndeshjen Kosovë-Maltë.

Në një njoftim për media FFK kishte thënë se një person nuk mund të blejë më shumë se pesë bileta, por kjo si duket ka shkaktuar tollovi para shitorëve të IPKO’së në kryeqytet dhe qytetet e tjera të Kosovës.

Në një pikë ka pasur edhe përleshje për bileta ku tifozët janë duke i kërkuar kurse në disa vende edhe asfikësi duke pritur kohë të gjatë në rend për një biletë.

Në disa vende Express merr vesh se ka intervenuar edhe policia duke shpërndarë ata që kanë pritur për bileta me sprej. /GazetaExpress/

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/eskalon-situata-per-biletat-e-ndeshjes-kosove-malte-intervenon-edhe-policia-583350/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Marketing