Ambasada Amerikane përshëndet arritjen në Shkup të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ata shtojnë se gjatë qëndrimit të tij, Escovbar do të takohet me presidentin e vendit, Stevo Pendarovski si dhe me disa funksionarë të tjerë.
“Gjatë vizitës z.Escobar do të takohet me Presidentin Pendarovski dhe zyrtarë të tjerë kyç të Maqedonisë së Veriut për të diskutuar në shumë tema dhe prioritete të përbashkëta për rajonin”, shkruajnë nga Ambasada Amerikane.