Estrada në mbështetje të Anxhela Peristerit para performancës së sontme në “Eurovision”

Shqipëria paraqitet sonte në garën e madhe në “Eurovision”.

Marketing

Sonte (e enjte) mbahet nata e dytë gjysmëfinale e “Eurovision 2021” në Ahoy Arena në Roterdam.

Në mesin e 17-të shteteve që do të garojnë në natën e sontme është edhe Shqipëria, që këtë herë përfaqësohet nga Anxhela Peristeri.

Anxhela garon me këngën “Karma”, e cila bazuar në sondazhet e deritashme është ndër këngët favorite të këtij edicioni të “Eurovision”.

Në përkrahje të Anxhelës kanë dalë edhe shumë emra të njohur të estradës, të cilët bëjnë thirrje tek diaspora që ta votojnë atë.

Në këtë rast nuk mungon as përkrahja e këngëtareve që viteve të kaluara kanë qenë përfaqësuese të Shqipërisë në “Eurovision”.

Emra të tillë si: Ledina Çelo, Arilena Ara, Ronela Hajati, Capital T, Tayna, Samanta Karavella, Gena, Beatrix Ramosaj e Diona Fona; janë vetëm disa prej atyre që e mbështetën publikisht Anxhelën.

Ata kanë publikuar listën me numra në të gjitha vendet që mund të votojnë Anxhelën, e cila mban numrin 11.

Marketing