Euro 2024/Eliminimi i Zvicrës, Shaqiri pas humbjes me Anglinë: Brutale të eliminohesh me penallti

Zvicra u eliminua pasi humbi me penallti përballë Anglisë me rezultatin 3-5. Zviceranët nuk kanë shënuar gol në kohën shtesë prej 1996 në turne të mëdhenj. Edhe kësaj herë ndodhi po kështu. Rezultati i kohës së rregull përfundoi 1-1 dhe asnjë prej dy skuadrave nuk arriti të shënonte.

Marketing

I futur në pjesën e dytë të kohës shtesë Xherdan Shaqiri, i cili arriti të shënojë penalltinë, u shpreh i mërzitur në përfundim të sfidës.

“Mendoj se nuk ka asgjë më brutale se të eliminohesh me penallti. Kemi luftuar dhe kemi dhënë çdo gjë për të vazhduar rrugën. Jam shumë krenar me ekipin dhe mendoj se kemi bërë shumë njerëz krenarë dhe të lumtur. Ky ishte gjithnjë synimi ynë i madh. Në futboll një ekip eliminohet edhe me penallti dhe Anglia ishte më e mirë në to sot. Ishim afër, por për fat të keq anglezët kishin nerva më të qeta. Por njerëzit do ta kujtojnë që luajtëm Evropian të mirë. Mund të shihet edhe në media sociale si kanë festuar njerëzit dhe kjo ka ndikuar te ne. Kjo eufori na ka prekur dhe nuk mund të fajësohemi për asgjë. Të gjithë jemi shumë krenarë me paraqitjen dhe mund të ndërtojmë në këtë për turneun e ardhshëm”, tha Shaqiri.

Marketing