Franca ka marr tre pikë të reja në grupin B të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian të futbollit që zhvillohet vitin e ardhshëm.
“Gjelat” mposhtën Irlandën me rezultat 1-0 me golin e mesfushorit Pavard që vendosi fatin e takimit në minutën e 50’, raporton KosovaPress.
Franca e kryeson këtë grup me gjashtë pikë, ndërsa ndiqet nga Greqia dhe Holanda me nga tri sosh.
Suedia ka marrë tre pikët e para pasi e ka mposhtur me rezultat të thellë 5-0 Azerbajgjanin, tre ditë pasi ishte mposhtur nga Belgjika në grupin F. Lider në këtë grup është Austria me gjashtë pikë, e pasuar nga Belgjika dhe Suedia që kanë nga tri sosh.
Rezultatet tjera të ndeshjeve të sotme ishin këto:
Austri-Estoni 2-1
Hungari-Bullgari 3-0
Moldavi-Republika e Çekisë 0-0
Mali i Zi-Serbia 0-2
Holandë-Gjibraltar 3-0
Poloni-Shqipëri 1-0