Pas hedhjes së shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian, Euro 2024. është prononcuar edhe trajneri i Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Mielvski. Ai tha se Maqedonia ndodhet në grupin më të vështirë të mundshëm të këtij kampionati, me Italinë dhe Anglinë. Megjithatë, sipas Milevskit, kjo nuk duhet të na dekurajojë sepse Maqedonia tashmë është mësuar, edhe në Evropianin e kaluar ishte në një grup të fortë por arritëm të renditemi më së miri në grup.
“Sfidë futbollistike për të gjithë ne. Ramë në grupin më të vështirë të mundshëm. Nuk do të kishim mundur të zgjidhnim kundërshtarë më të fortë. Por ne jemi mësuar tashmë me këtë lloj fati. Morëm finalistët nga Europiani i kaluar dhe favorit absolut për dy vendet e para në grup. Sigurisht që do të kërkojmë shansin tonë dhe do të përpiqemi të qëndrojmë konkurrues deri në fund, dhe rrethanat objektive do të tregojnë nëse mund të shpresojmë për një renditje të lartë. Grupi është jashtëzakonisht i vështirë, dhe po ashtu edhe ndeshjet. Na takon neve të besojmë në veten tonë”, tha Milevski.