Spanja është e vetmja përfaqësuese që ka siguruar një biletë për në fazën tjetër si vendi i parë në grup dhe luan e qetë sonte kundër Shqipërisë.

Në takimin tjeter ka një duel direkt mes Italisë që ka 3 pikë dhe kroacisë që ka vetëm 1 pikë. Axurrët në fakt e kanë në dorë vetë gjithçka, pasi në rast fitoreje ose barazimi do të digjnin  jo vetëm Kroacinë, por do të zhvlerësonin edhe një fitore të mundshme të Shqipërisë ndaj Spanjës.

Mirëpo aq sa ka në dorë Italia kualifikimin si vend i dytë, aq e ka në dorë edhe Shqipëria fatin e vet. Kuqezinjtë mjafton të fitojne me Spanjën dhe do të kualifikohen edhe si një nga vendet e treta më të mira në grup.

Me 4 pikë është praktikisht e sigurtë që një ekip i vendit të tretë të jetë në fazën tjetër, ndaj sonte Shqipëria më shumë sesa e interesuar për rezultatin e ndeshjes Itali-Kroaci, duhet të shpresoje të bëjë mrekullinë në Dyseldorf kundër Spanjës.