Euroambasadori Gir për vizitë në Kërçovë, takon kryetarin Fatmir Dehari

Euroambasadori Dejvid Gir sot ka vizituar Komunën e Kërçovës dhe atë të Ohrit, fillimisht ai qëndroi në Komunën e Kërçovës ku u fol për projektet e realizuara dhe projektet që janë në vijim e sipër dhe financohen nga BE-ja.

Marketing

Dehari përmendi disa projekte kapitale të financuara nga BE-ja për këtë komunë dhe tha se projekti radhës kapital dhe shumë i rëndësishëm që pritet të filloj shumë shpejtë është edhe kanalizimi i fshatit Zajaz e deri në fshatin Drugovë.

“Tanimë kemi realizuar një nga projektet më të mëdha të stacionit të filtrimit të ujërave të zeza, rivitalizimin e kalasë së Kërçovës, jemi në ndërtim e sipër të banesave për komunitetin rom, gjithashtu në pritje e sipër të projektit më të madh për ujërat e zeza kanalizimin e Zajazit dhe pjesëve tjera të qytetit”, tha Fatmir Dehari, kryetar i Komunës së Kërçovës.