“Për këtë arsye, ne i bëjmë thirrje KE-së që të paraqesë sa më shpejt një udhërrëfyes të qartë i cili t’u japë fund tarifave shtesë të roaming-ut mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që zona e Roamingut të lirë të zgjerohet për të mirën e qytetarëve evropianë. Koha për të vepruar është tani”, thuhet në letër.
“Ndërsa ju keni mbështetjen tonë të plotë për këtë përpjekje, ne dëshirojmë të tërheqim vëmendjen tuaj dtejt një rajoni tjetër europian që meriton të përfitojë nga roaming falas, përkatësisht vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Thomas Waitz, eurodeputet dhe bashkëkryetar i Partisë së Gjelbër Europiane.
“Kjo jo vetëm që do të ndihmojë në mbylljen e hendekut me BE-në, e do të ndihmojë gjithashtu pengesat e përditshme që hasin qytetarë të Ballkanit Perëndimor, të cilët jetojnë dhe punojnë në Bashkimin Europian BE, për shkak të tarifave të shtrenjta të roaming”, shtoi ai.
Në vitin 2017, Bashkimi Europian njoftoi se po shqyrtonte uljen e tarifave të roaming për Ballkanin Perëndimor, pas thirrjeve nga vendet kandidate për të hequr tarifat. Korrikun e vitit te kaluar, u hoqën tarifat roaming vetem brenda vete vendeve te Ballkanit Perendimor.