Eurodeputetët kërkojnë ekstradimin e Radoiçiqit në Kosovë

Goran Petronijeviq, avokati i terroristit serb Millan Radoiçiq, tha sot se shumë prej kërkesave të Qeverisë së Kosovës “janë irracionale”, përfshirë kërkesa për ekstradimin e klientit të tij.

Marketing

Duke komentuar kërkesën e Parlamentit Evropian, përmes një miratimit të një projekt-rezolute, për ekstradimin e Radoiçiqit në Kosovë, avokati serb tha se “çfarëdo ekstradimi as nuk bëhet fjalë”.

“Rezoluta duket e balancuar pas një kohe të gjatë. Prishtina nuk është mësuar të jetë e balancuar, ata presin që gjithçka që ndodh dhe thuhet të jetë fuqishëm antiserbe. Në këtë situatë, një gjë e tillë nuk ndodhi, dhe natyrisht, Prishtina është qartazi e indinjuar”, pretendoi Petronijeviq derisa komentoi miratimin e rezolutës për ngjarjet në Basnjë më 24 tetor.

“Megjithatë, shumë prej kërkesave të tyre janë joreale, përfshirë edhe kërkesën për ekstradimin e Radoiçiqit. Ne e dimë se cili është statusi i Kosovës së vetëshpallur, se ajo është ende pjesë integrale e Serbisë sipas të drejtës kushtetuese dhe ndërkombëtare, sepse nuk është një shtet i njohur ndërkombëtarisht”, pretendoi ai.

Ai tha se Kosova është mësuar me “favore të bashkësisë ndërkombëtare, ose në këtë rast të BE-së”.