Eurointegrimet, Osmani: Nëse bie qeveria, dështimi është i sigurt

Ministri i punëve të jashtme Bujar Omsani vlerëson se nëse Qeveria e Zaevit bie, të gjitha shpresat për datën gjatë presidencës sllovene shuhen.

Marketing

“Askush nuk mund të jetë i sigurt se do të ketë një zgjidhje në dhjetor, por se nuk do të ketë zgjidhje nëse do të destabilizohet Qeveria, pa një alternativë të sigurt, kjo është e sigurt. Ne kemi një dritare mundësie në dhjetor. Mendojmë, ka sinjale dhe ka parakushte se mund të gjejmë një zgjidhje për të mbajtur mbledhjen e parë ndërqeveritare atëherë dhe ne duhet ta shfrytëzojmë këtë moment”, tha Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.

Marketing