Gazetari i Euronews Franko Egro gjatë emisionit të tij të mbrëmshëm ku mysafir kishte kandidatin për kryetar të komunës së Gostivarit nga radhët e Aleancës, Alternativës dhe VMRO-DPMNE-së, Arben Taravari e ka pyetur hapur se si është e mundur të bëj koalicion me partinë e Nikolla Gruevskit i cili gjatë vitit 2017 në Kuvend linçoi Ziadin Selën, shkruan tokasot.com
Në vazhdim biseda mes Taravarit dhe Franko Egros:
“Ne jemi duke punuar intenzivisht me VMRO-DPMNE-në pasi VMRO-DPMNE është fituese bindëse në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.”
“E keni harruar prillin e vitit 2017 totalisht z.Taravari? Pra kemi të bëjmë me një VMRO krejt tjetër krahasuar me atë të z.Gruevskit kur thuajse u linçuan një numër i madh deputetësh mes tyre edhe kryetari i partisë tuaj!”
Burimi: tokasot.com