“Eurothink”: 63% e qytetarëve mbështesin anëtarësimin në BE

63% e qytetarëve mbështesin fuqishëm përcaktimin për anëtarësimin e vendit në BE, konstaton hulumtimi i fundit i Qendrës për Strategji Evropiane “Eurothink”. Sipas këtij hulumtimi, krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit vërehet rritje e besimit të qytetarëve prej 2%, sa i përket anëtarësimit të vendit në BE.

Marketing

Njëherit për 3% është rritur pritshmëria e qytetarëve se brenda 6 muajsh vendi do të fillojë negociatat me BE-në. Megjithatë, gjysma e të anketuarve mendojnë se në disa raste BE ka treguar qasje jo-fer dhe kërcënuese ndaj RMV-së.

“Gjysma e qytetarëve të anketuar vlerësojnë se qasja e BE-së ndaj RMV-së është jo-fer dhe kërcënuese për shkak të vetos së Bullgarisë dhe të Francës më herët. Por, nga ana tjetër, krahasuar me vitin e kaluar, vërehet një rritje prej 10% të qytetarëve të cilët besojnë se qasja e BE-së ndaj RMV-së është fer dhe miqësore. Sa i përket perceptimit të qytetarëve se cilin vend i BE-së e ndjejnë si vend mikë dhe të afërt, më shumë se gjysma janë shprehur për Gjermaninë se e ndjejnë vend mik, ndërsa nga vendet e rajonit më së shumti besim qytetarët ndjejnë te Serbia.”,- tha drejtori ekzekutiv i “Eurothink”, Dimitar Nikolovski.

Vetëm 8% e qytetarëve i besojnë gjyqësorit

Sa i përket besimit të qytetarëve ndaj institucioneve vendore, ata besim më të madh kanë ndaj Armatës, presidentit dhe bashkësitë fetare, ndërsa fare pak u besojnë institucioneve të sundimit të ligjit.

“47 % i të anketuarve kanë shprehur besim të madh ndaj Armatës, 37 % janë për presidentin e shtetit dhe bashkësitë fetare dhe më pas 25 % prej të anketuarve për policinë, ndërsa ndaj prokurorisë dhe gjykatave janë me më pak besim nga ana e qytetarëve. Vetëm 8% qytetarëve u besojnë punës së këtyre dy institucioneve, të tjerët nuk u besojnë.”,- theksoi Aleksandar Stojanovski nga “Eurothink”.

Në këtë hulumtim qytetarët vlerësuan punën profesionale, efikase dhe transparencën e policisë. 30% e të anketuarve mendojnë se policia punon në mënyrë profesionale, ndërsa 35% mendojnë të kundërtën.

26% e të anketuarve e vlerësojnë policinë si efikase, ndërsa 39% të tjerëve mendojnë se policia është larg efikasitetit në punë.

Vetëm 22% e të anketuarve kanë vlerësuar pozitivisht transparencën e policisë, ndërsa 40% mendojnë të kundërtën, se policia nuk është fare transparente. Hulumtimi është realizua prej 23 deri më 30 nëntor, ku janë përfshirë 1001 qytetarë.