Eurovizioni me spektatorë, Biletat në dispozicion vetëm për ata që i blenë për vitin e kaluar

Vaksinimi i popullsisë dhe masat parandaluese ndaj Covid 19 ka bërë që disa prej aktiviteteve të rëndësishme të zhvillohen në prezencë të spektatorëve. tashmë edhe Qeveria holandeze ka vendosur që Festivali Evropian i Këngës, mund të zhvillohet nën vëmendjen e spektatorëve, por sërish me numër të kufizuar në 18 deri në 22 maj. Masat do të jenë si për ndjekësit të ftuarit ashtu edhe për mediet. madje një pjesë e tyre do të jenë të detyruar të ndjekin eventin nga shtëpia apo nga salla e posaçme e krijuar për ta.

Arena ku do të zhvillohet festivali do të mbushet në jo më shumë se 20 për qind të kapacitetit ose më saktë me 3500 persona.

Organizatorët kanë vendosur të mos i shesin biletat në publik, por do të jenë të vlefshme për ata që i blenë në vitin e shkuar

Marketing

Një maksimum prej 3.500 personash do të lejohen të hyjnë në arenë,afërsisht 20% të kapacitetit të Roterdam Ahoy.

Biletat janë në dispozicion vetëm për ata që i blenë për shfaqjen e vitit të kaluar, tashmë nuk do të ketë shitje në publik.

Të gjithë anëtarët e audiencës në Roterdam Ahoy duhet t’i përmbahen protokolleve të rrepta të shëndetit dhe sigurisë, të vendosura nga qeveria holandeze.

Mbikëqyrësi i Evrovizion u shpreh optimist për vendimin, teksa shtoi se spektakli do të mund të ndiqet dhe përmes televizionit apo dhe në internet duke shtuar se është bërë një punë e madhe

Rreth  180 milion shikues nga mbi 45 vende e ndjekin çdo vit festivalin më të rëndësishëm të këngës në Evropë.

Një protokoll i gjerë Covid 19 është tashmë në dispozicion për punonjësit, shtypin dhe artistët, që do të mbikëqyren rreptësisht për të mbajtur larg koronavirusin.