EVN Maqedoni fitoi çmim për anëtarësimin afatgjatë në Odën Ekonomike të Maqedonisë

: Në shënimin e 98 vjetorit të ekzistimit të Odës Ekonomike të Maqedonisë, EVN Maqedoni u nderua me „Çmimin për anëtar afatgjatë aktiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë“. Çmimi iu dorëzua kryetarit të Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, z. Shtefan Peter. Ai theksoi se ky çmim përfaqëson mirënjohje oficiale të komunitetit të biznesit për kontributin e EVN Maqedoni ndaj zhvillimit të përgjithshëm të shoqërisë.
Evenimenti u mbajt në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë në Shkup, me praninë e zyrtarëve qeveritarë, përfaqësues të shumënumërt të biznesit dhe bashkësisë ndërkombëtare. Me rastin e këtij përvjetori u prezantua studimi „Ballkani Perëndimor në tregun global: munësitë e tregtisë dhe investimeve“.
Gjatë historisë së saj 14 vjeçare, EVN nëpërmjet investimeve të saj në rrjet, në kapitalin njerëzor dhe mjedisin jetësor, tregon se ka fuqi që t’i ndjek kërkesat e biznesit, por njëkohësisht të jetë shtytës i inovacioneve në ekonominë maqedonase.

Marketing

Marketing