EVN Maqedoni me projekt të ri për bursa „LEVA“ për studentë të familjeve me të ardhura të ulëta mujore

EVN Maqedoni me kënaqësi e prezanton programin e ri për bursa „LEVA“ për të cilin mund të konkurrojnë studente dhe studentë me të ardhura mujore të ulëta familjare dhe që janë të regjistruar në drejtimet elektro-energjetike në një nga fakultetet elektroteknike të vendit. Për mbështetje të 10 studenteve dhe studentëve që rrjedhin nga familje me të ardhura të përgjithshme më të ulëta se dy paga minimale, EVN gjatë një viti shkollor do të ndajë nga 8000 denarë në muaj dhe do të mundësojë mësim përmes punës, mbështetje përmes mentorimit, si dhe zhvillim profesional dhe personal.

Marketing

Mundësi të pranimit të bursës kanë edhe kandidate dhe kandidatë të cilët për herë të parë këtë vit dëshirojnë të regjistrohen në fakultet. Kusht për marrje të bursës do të jetë që të pranohen si studentë në fakultetet përkatëse.
Obligim i pranuesve të bursës është që rregullisht t’i kalojnë provimet e vitit rrjedhës.
Të gjithë të interesuarit mund t’i dërgojnë pyetjet dhe aplikimet e tyre në mënyrë elektronike në [email protected] deri më 30 shtator 2020.

Gjatë ndarjes së bursave do të mundësohen të drejta të barabarta dhe trajtim i drejtë për të gjithë pavarësisht gjinisë, religjionit, kombësisë, racës, aftësisë së kufizuar ose përkatësisë politike.

EVN Maqedoni veçmë 10 vite ndan bursa për studentë të drejtimeve energjetike pranë fakulteteve elektroteknike. Deri më tash janë të ndara rreth 50 bursa dhe një pjesë e pranuesve të bursave tanimë janë duke e zhvilluar karrierën e tyre profesionale në EVN. Me këta aktivitete, interesi për drejtimet që i mbështet EVN Maqedoni po rritet çdo vit, ndërsa proporcionalisht edhe numri i kuadrove të profesionalizuara të cilat janë ardhmëria e energjetikës në vend.

Marketing