EVN Maqedoni realizoi aksion për donacione të Vitit të Ri nëpër të gjithë territorin e vendit

EVN Maqedoni siguroi 300 pako me produkte ushqimore për kategoritë e rrezikuara sociale të qytetarëve dhe 650 pako të Vitit të Ri për fëmijët e familjeve të rrezikuara sociale dhe fëmijët me aftësi të kufizura në Maqedoni.

Marketing

Pakot për fëmijë u dhanë donacion për Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa pakot me ushqime EVN i dha donacion për Kishën Ortodokse Maqedonase, Bashkësinë Fetare Islame dhe Kishën Katolike. Nëpërmjet ogranizatave humanitare “Sveti Spas”, “Karitas”, “Hilall” dhe Kryqit të Kuq, pakot do të shpërndahen nëpër të gjithë vendin.

Këtë vit për shkak të situatës me korona virusin, nuk do të përgatiten ushqime festive në kuzhinen popullore “Sv. Apostoli Petar i Pavle“ të Kishës Ortodokse Maqedonase në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup. Në vend të kësaj, do të dërgohen pako ushqimore deri te qytetarët të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësore apo që jetojnë në mjediset e largëta rurale.

Organizatat humanitare të Bashkësisë Fetare Islame “Hilall” dhe të Kishës Katolike “Karitas” gjithashtu do t’i ndajnë pakot me produktet ushqimore deri te familjet e rrezikuara sociale.

 

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut do t’i dërgojë 650 pakot e Vitit të Ri deri tek fëmijët e familjeve të rrezikuara sociale dhe fëmijët me aftësi të kufizuara të të gjitha qyteteve të Maqedonisë.

 

EVN Maqedoni si kompani me përgjegjësi shoqërore ka traditë shumëvjeçare të donacioneve gjatë kohës së festave të fundvitit, ndërsa për realizim të këtij qëllimi ka bashkëpunim të ngushtë me bashkësitë fetare dhe organizatat humanitare në vend.

 

 

 

Marketing