Evropa edhe javën që vjen do të pushtohet nga vala e të nxehtit

Vala e të nxehtit pritet të vazhdojë edhe javën e ardhshme në Evropë. Evropa jugore do të vazhdojë të përkeqësohet javën e ardhshme pasi një valë e fortë e të nxehtit nuk tregon asnjë shenjë zbutjeje. Italia, Spanja dhe Greqia prej disa ditësh po përjetojnë temperatura të larta. Ministria italiane e shëndetësisë lëshoi një alarm të kuq për 16 qytete përfshirë Romën, Bolonjën dhe Firencen për fundjavë. Vala e të nxehtit pritet të vazhdojë edhe javën e ardhshme, me mundësi që temperaturat të arrijnë deri në 48 gradë Celsius në ishullin Sardenjë, sipas mediave italiane. “Temperaturat do të arrijnë pikun midis 19 dhe 23 korrikut – jo vetëm në Itali, por edhe në Greqi, Turqi dhe Ballkan. Disa rekorde lokale të nxehtësisë brenda këtyre zonave mund të thyhen gjatë atyre ditëve”, tha meteorologu italian dhe eksperti i klimës, Giulio Betti për BBC.

Marketing