Ballina Lajme Botë Evropa po përballet me një epidemi të re

Evropa po përballet me një epidemi të re

Parlamenti Evropian bëri thirrje për trajtim serioz dhe menaxhim të obezitetit, meqë nivelet e rritjes së kësaj ‘epidemie’ në vendet e BE-së është rritur për 161% prej vitit 1975, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas OBSH-së, 39% e të rriturve në mbarë globin vuajnë nga mbipesha, ndërkaq 13% prej tyre janë obezë.

Prej vitit 1975, obeziteti gati se është trefishuar. 22,82% e popullatës së BE-së ishte obeze në vitin 2016, krahasuar me 9,3% sa ishte në vitin 1975, që i bie se ka një rritje prej 161% prej atij viti.

Marketing

Malta, Hungaria dhe Lituania janë vendet më të prekura nga kjo ‘epidemi e obezitetit’, duke u pasuar nga Austria, Italia dhe Danimarka.

Marketing
Exit mobile version