Ezgjan Alioski do të rikthehet në Evropë vetëm pas një viti të kaluar në Arabinë Saudite.
Anësori shqiptar që përfaqëson Maqedoninë e Veriut nuk do të mbetet tek skuadra Al-Ahli, pasi kjo e fundit ka rënë nga elita e futbollit arab.
E ardhmja e Alioskit është përsëri në Evropë dhe tanimë ka tri oferta para vetës për të vendosur të ardhmen e tij.
30-vjeçari ka marrë dy oferta nga Turqia dhe një tjetër nga elita e futbollit gjerman Bundesliga.
Kampioni në fuqi i Turqisë, Trabzonspor si dhe gjiganti nga Stambolli, Besiktas janë dy skuadrat që duan shërbimet e tij.
Interesim për Alioskin ka shprehure dhe skuadra gjermane Freiburg, derisa mediat e ndryshme në Gjermani dhe Turqi kanë raportuar se gjatë javës së ardhshme pritet të definohet e ardhmja e anësorit shqiptar.
Alioski u bashkua me Al-Ahli verën e vitit të kaluar nga Leeds United, derisa ka kontratë me klubin arab deri në verën e vitit 2023.