F.C. Shkupi me trajner të ri, zëvendësuesi i Karan-it, vjen po nga Turqia

Mahmut Alpaslan është emri i trjanerit të ri të cilin e ka angazhuar ekipi i F.C. Shkupit, pas largimit të Umit Karan-it. Sipas mediave sportive në vend, Alpaslan ka mbetur vetëm të promovohet, kurse në detyrën e tij si trajner është emëruar para ndeshjes me Struga Trim-Lum, ndeshje nga e cila çairasit arritën të marrin vetëm një pikë.

Marketing

Para se të vijë tek Shkupi, Alpaslan ka qenë krye-shef i skautëve të Galatasarait, po ka punuar edhe për disa klube të tjera në Turqi.

Ai te Shkupi vjen si zëvendësues i trajnerit, Umit Karan i cili Shkupin e la nën arsyetimin e rezultateve të dobëta në këtë fillim sezon.

Marketing