Facebook ka hequr një video të ish-presidentit amerikan Donald Trump nga faqja e gruas së djalit të tij Lara Trump.
Gjiganti i mediave sociale ndaloi ish-presidentin Trump nga platforma e tij në janar pas trazirave nga mbështetësit e tij në ndërtesën e Capitol-it në Washington.
Lara Trump, një bashkëpunëtore e re e Fox News, postoi një video të saj duke intervistuar Z. Trump për një sërë çështjesh. Ajo më vonë postoi një ‘screenshot’ të një emaili që mori nga Facebook duke e paralajmëruar atë për ndalimin.
Lara Trump, e cila është e martuar me djalin e zotit Trump, Eric, në vend të kësaj postoi intervistën për shfaqjen e saj në internet The Right View në platformën video Rumble dhe u lidh me të nga faqja e saj në Facebook.
Mbështetësi i gjatë i Trump dhe drejtuesi i TV Fox News Sean Hannity e përshkroi masën si “censurë ekstreme” në një postimi.
Pezullimi i Facebook i llogarisë së Trump në 7 Janar, një ditë pas trazirave të Capitol, po shqyrtohet nga Bordi i tij i ri Mbikëqyrës, i cili u krijua për të vendosur mbi vendimet e diskutueshme të moderimit.
Duke mbrojtur ndalimin në atë kohë, shefi i Facebook Mark Zuckerburg tha: “Ne besojmë se rreziqet e lejimit të presidentit të vazhdojë të përdorë shërbimin tonë gjatë kësaj periudhe janë thjesht shumë të mëdha“.
Donald Trump u ndalua gjithashtu nga Twitter dhe YouTube.