Facebook u kërkon bankave të dhënat e klientëve

A Facebook logo is seen on a smartphone in this photo illustration on November 15, 2017. (Photo by Jaap Arriens/NurPhoto via Getty Images)

Facebook u ka kërkuar bankave të mëdha amerikane të ndajnë informacionin financiar të klientëve të tyre duke përfshirë transaksionet me kartë krediti, në kuadër të përpjekjeve për të ofruar shërbime të reja për ‘miqtë’, raporton “Wall Street Journal”.

Marketing

Sipas Facebook-ut po synohet të krijohet një platformë për blerjen dhe shitjen e produkteve dhe shërbimeve. Në kontekstin e kontakteve të nisura, privatësia është një nga gjërat që duhet zgjidhur.

Një nga bankat amerikane braktisi negociatat për shkak të shqetësimeve rreth privatësisë së të dhënave duke marrë në konsideratë gjithashtu hetimet e ndryshme të nisura kundër Facebook për lidhjet e saj me Cambridge Analytica, i cili kishte akses në të dhënat e 87 milionë klientëve të Facebook.