Fadil Zendeli kandidat i Lëvizjes BESA në Gostivar?!

Pas publikimit të disa emrave të mundshëm për kryetar komune në Tetovë, tani kanë nisur kalkulimet edhe për kryetar të komunës së Gostivarit, njofton ts.mk

Marketing

Siç mëson ts.mk nga burime brenda Lëvizjes BESA, deputeti i aktual i kësaj partie Fadil Zendeli njëherit edhe nënkryetar i kuvendit të RMV-së, do të jetë kandidat për kryetar komune i qytetit të Gostivarit.

Sipas po të njëjtit burim, nuk prezicojnë se nga cilat subjekte politike do të ketë mbështetje kandidati i Besës. Ndryshe, ditë më parë Tetovasot informojë se kandidati i Besës në Tetovë do të jetë mjeku, Skender Saidi dhe se këto informacione nuk u demantuan nga asnjëra palë.

Marketing