Megjithëse nga MPB-ja thonë se numri i të zhdukurve ka shënuar rënie, raportet zyrtare të tyre tregojnë se në pesë vitet e fundit në nivel vendi, për çdo ditë ka humbur nga një person. Sipas statistikave të policisë nga viti 2014 deri në vitin 2018 në Maqedoni si të zhdukur janë evidentuar gjithsej 2008 persona, prej të cilëve 1876 janë gjetur të gjallë ose të vdekur. Përderisa, 132 persona ende janë në kërkim, nga policia thonë se kanë arritur të realizojnë 94% të këtyre procedurave.
Ministri brendshëm, Oliver Spasovski dje apeloi që mos të bëhet panik nga një strukturë njerëzish, të cilët me konotacion politik ose me interesa të tjera keqpërdorin rrjetet sociale me lajme të rrejshme sepse sipas tij numri i të zhdukurve po pakësohet dhe se MPB ndërmerr gjitha masat për gjetjen e personave të zhdukur.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Faik Asllani, vëlla i Arben Asllanit i cili është zhdukur më 23 janar dhe nuk ka asnjë gjurmë për të. Faik Asllani përmes një statusi në rrjetin social Facebook i bën apel Ministrit Spasovski që sa më shpejt të ndërmerr masa konkrete dhe mos të flet në “ajër”, transmeton Zhurnal.
Faiku thotë se nuk iu kanë humbur macat e shtëpis, por kanë humbur më të dashurit e tyre dhe MPB dhe prokuroria nuk kanë treguar asnjë rezultat për gjetjen e tyre.
Më poshtë e keni statusin e plotë të Faik Asllanit:
Lajmet për Kidnapime,Zhdukje,Humbje,Vrasje apo Vetvrasje i nderuar Ministër i Punve të Mbrendshme i përhapin rastet dhe ndodhit që ju kan ndodh disa familjeve që jetojn në Shkup apo në Maqedonin e Veriut ku ju dhe gjith strukturat Politike të këtij shteti keni garantu Siguri për Qytetarët e ktij vendi ..
Nëse ka Vrasje detyra juaj të ” Zbuloni ” kush dhe pse e vrau kush e urdhroj vrasjen …
Nëse ka Kidnapim detyra juaj të ” Zbuloni ” kush e kidnapoj ku e dërgoj …
Nëse ka Zhdukje detyra juaj tê ” Zbuloni ” kush dhe si u zhduk apo a u zhduk nga ndokush ….
Qytetart e këtij shteti ku gjith zbashku jetojm jan të pa sigurt dhe drejt e jona natyrore ësht të shprehim paknaqsit tona …
Neve sna kan humb Macat e shtëpis por na kan humb më të dashurit ton, ësht detyra juaj dhe e Prokuroris ti zbuloj kta raste nëse këta persona kan humb vet at het ku jan ? Nëse ika kidnapu apo zhduk ndonje forc tjetër me faktorin Njeri at her zbuloni kush jan dhe parandaloni raste të tilla në të ardhmen …
Me vrasje enigmatike
Me kidnapime enigmatike
Me zhdukje enigmatike
Me Humbje enigmatike
Mir ësht partit në pushtet të harojn Zgjedhjet Presidenciale por të bëjn zgjidhje halleve e derteve tona pastaj gjith zbashku të sigurt do bëjm Politik dhe do qojm vendin me drejtsi kah e mira e rajonit dhe arenes Ndërkombtare
Uroj të gjindet gjdo person i hunbur,
Un si Faik Asllani betohem para jush se kauza e Personave të zhdukur do jet Kauza ime deri në vdekje, do përdor gjith forcen time financiare,miqsore,mediale,familjare,Kombëtare dhe Ndërkombtare dho kërkoj fatin e personave si vllau im vllau yt,djali yt apo djali im ….