Fajon: Nuk ka arsye që korniza negociuese të mos miratohet deri në fund të vitit

Eurodeputetja Tanja Fajon e inkurajoi Qeverinë e Maqedonisë së Veriut të vazhdojë me përpjekjet reformuese dhe i përshëndeti përpjekjet për dialog me Bullgarinë fqinje, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Bruksel.

Marketing

“Siç mundëm të lexojmë në raport të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut qartë mund të vërejmë se vendi është në rrugë të drejtë sa i përket përparimit në reformat në shumë fusha, kjo është shumë e rëndësishme dhe pozitive, fuqishëm e inkurajon Qeverinë në Maqedoninë e Veriut të vazhdojë me punë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përmirësimin e transparencës në administratën publike, gjyqësinë, lirinë e shprehjes dhe ta përmirësojë lëvizjen e punëtorëve”, deklaroi për MIA-n Tanja Fajon.

Duke u kthyer në kontestin me Bullgarinë, eurodeputetja e përshëndeti paralajmërimin e ministrit të punëve të jashtme Bujar Osmani ta vizitojë këtë vend në përpjekje të tejkalohen dallimet në vigjilje të miratimit të kornizës negociuese të BE-së.

“Vizita e ministrit të sapoemëruar të punëve të jashtme, zotëri Osmani, Bullgarinë e shoh si hap shumë pozitiv e cila e tregon gatishmërinë e vendit të mbajë marrëdhënie të mira fqinjësore. Maqedonia e Veriut përket në BE, siç thanë komisari Varheji dhe kryetarja Fon der Lajen, dhe nuk ka arsye të mos miratohet korrniza negociuese deri në fund të këtij viti”, deklaroi Fajon.