Fakt i verifikuar: Katër investime të reja të huaja dhe mbi 1500 vende të reja pune

Për vetëm dy muaj qeveria solli 4 investime të huaja dhe mbi 1500 vende të reja pune.

Marketing

Investimin e parë kryeministri Mickoski e promovoi vetëm një ditë pas formimit të Qeverisë. Bëhet fjalë për ndërtimin e turbinave me erë në shtet me kapacitet deri në 400 MW nga “Alkazar Enerxhi” me vlerë prej 500 milionë dollarë. Ky investim do të realizohet në komunat e Radovishit, Shtipit dhe Karbincit dhe do të vendosen 55 turbina me erë dhe do të hapen 630 vende të reja pune, të cilat do t’u sigurojnë energji elektrike 100.000 qytetarëve.

Investimi i dytë është ai gjermano-belg “Epsoteh Aim” për ndërtimin e një qendre kërkimore zhvillimore, një qendër alarmi në zonat industriale-teknologjike në territorin e Komunës Petrovec. Vlera e investimit është 20 milionë euro dhe 110 vende të reja pune.

Investimi i tretë i huaj është për prodhimin e frenave për mjetet hekurudhore të “Wabtek”-ut amerikan me vlerë prej 35 milionë eurove. Me këtë investim do të hapen mbi 100 vende të reja të punës dhe do të realizohen në Zonën Zhvillimore Industriale Teknologjike Shkup.

Dhe investimi i katërt i sjellë nga Qeveria është për prodhimin e baterive litium-jonik në Zonën Zhvillimore Industriale Teknologjike Shkup. Investimi i kompanisë gjermane “BMZ Group” është në vlerë prej 65 milionë euro dhe hap 700 vende të reja pune.

Që në dy muajt e parë vërehen efektet pozitive të Qeverisë dhe kryeministrit Hristijan Mickoski.

Prioritet i Qeverisë është zhvillimi i fuqishëm ekonomik dhe transformimi i plotë i shtetit, të gjitha me qëllim të cilësisë dhe standardit më të mirë të jetesës së qytetarëve.

Në të ardhmen, qeveria do të vazhdojë të punojë për sjelljen e investimeve të reja të huaja dhe hapjen e vendeve të reja të punës.