Fakulteti i Arteve i UT-së, me ekspozitë dhe koncert online në mbështetje të mjekëve që përballen me pandeminë e Covid -19

Absolventët e Fakultetit të Arteve të Universitetit i Tetovës, përmes një ekspozite dhe koncerti online kanë shprehur falënderimin, mirënjohjen dhe përkrahjen e tyre për personelin mjekësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe jo vetëm, të cilët për çdo ditë punojnë me përkushtim të jashtëzakonshëm kundër përhapjes së virusit korona.

Marketing

Përkushtimi i mjekëve tanë dhe kudo në botë, është për t’u përshëndetur, për t’u marrë model se si profesionistët e vërtetë, heronjtë tanë punojnë me orë të tëra në shërbim të njerëzimit dhe mbrojtjen e shëndetit të tyre, theksojnë organizatorët e kësaj veprimtarie artistike, profesor Reshat Ameti dhe profesor Blerim Grubi.

Në këtë aktivitet të përbashkët morën pjesë studentët e viti të tretë, të klasës së profesor Reshat Ametit, drejtimi i Pikturës: Lejla Zilbeari, Dilale Bojniku,Haxher Ajeti,Liridon Zuberi dhe studentët e vitit të katërt të drejtimit Arsimor: Dea Salihi, Besnik Jakupovski, Arbana Dehari, Ermira Rexhepi, Feriz Kurtaj, Emnur Aliji, Almedina Bajrami dhe Arbina Bexheti.
Ndërkaq, nën udhëheqjen artistike të profesor Blerim Grubit, nën orkestrimin e Tomor Berishës, realizimin teknik të Taulant Rufatit dhe Emin Fejzullahit, Orkestra Kamertale e Harkorëve të Rinj e zhvilloi programin e saj artistik me këngë të njohura, si: “O moj bukuroshe” (Z.Tupeci), “Moj e bukura More” (popullore), “Kënga e Rexhës” (popullore) dhe “Hey Jude” (Beatles). Programi artistik u realizua nga: Zana Zumeri, Rezona Abdili, Valentina Haliti, Funda Ali, Endrit Ameti, Gurina Salihu (violinë); Ardita Osmani, Enalda Shehu, Bardha Tairi (violë); Arbëreshë Ademi, Gresa Memeti dhe Blerta Shehu (violonçel).

Aktivitete të kësaj natyre, me karakter human, Fakulteti i Arteve dhe njësitë tjera akademike të UT-së kanë realizuar edhe në raste të tjera, duke dhënë shembull se, solidariteti, humanizimi dhe përkrahja janë vlerë për njerëzimin.

Ekspozite dhe koncert online.Exposition and Concert online.Изложба и Концерт Онлајн-" Studentët-Apsolventët e Fakultetit të Arteve Universiteti i Tetovës – "Fadil Sulejmani"Falemnderim në përkrahje të Personelit Mjeksorë në R.Maqedonisë së Veriut në luftën kundër Coronavirusit Covid 19 në Pandemin 2020"-"Студенти-апсолвенти на Факултетот за yметности при Универзитетот во Тетово-Благодарение и подршка на медицинскиот персонал во Република Северна Македонија во борба против Коронавирусот Ковид-19 -Пандемија 2020"-"Students-Advanced University students of the Faculty of Arts University of Tetova-Thank you in support of the Medical Staff in the Republic of North Macedonia in the fight against Coronavirus Covid 19 in 2020pandemicKlasa e prof. Rehat Ameti. Pikturë viti 3 dhe Drejtimi Arsimor viti 4Pikturë viti 3Lejla Zilbeari Dilale BojnikuHaxher AjetiLiridon ZuberiDrejtimi Arsimor viti 4Dea SalihiBesnik JakupovskiArbana DehariErmira RexhepiFeriz Kurtaj Emnur AlijiAlmedina BajramiArbina Bexheti———————————————————————————————————————Orkestra Kamertale e Harkorëve të RinjëApsolventë dhe Studentëte Universitetit të Tetovës "FadilSulejmani".Violinë I – Zana Zumeri, RezonaAbdili, Valentina Haliti.Violinë II – Funda Ali, EndritAmeti, GurinaSalihu.Violë – ArditaOsmani, EnaldaShehu, BardhaTairi.Violonçelë – ArbëreshëAdemi,GresaMemeti,BlertaShehu.Programi:-O moj bukuroshe – Z.Tupeci-Moj e bukura more – Popullore-Kënga e Rexhës – Popullore-Hey Jude – BeatlesOrkestruar nga Tomor BerishaUdhëheqës artistik – prof.Blerim GrubiRealizues teknik :Taulant Rufati & Emin Fejzullahi"https://www.youtube.com/watch?v=3tygVrgmNms&list=RDMM3tygVrgmNms&start_radio=1

Publiée par Reshat Ameti sur Mardi 2 juin 2020

Marketing