“Faleminderit!” Luçiano Boçi: “Një rreshtim i ri pranë të gjithëve ju, beteja vazhdon

Demokrati, pedagogu Luçiano Boçi ishte i pari politikan i cili arriti të thyejë herësin dhe të djegë listën e krerëve të partive.

Në qarkun Elbasan kur numërimi është drejt mbylljes ai ka arritur të marrë 11 076 vota. Boçi do zëvendësojë kandidatin burrë që ka më pak vota në listën e sigurtë të PD-së në këtë qark.

Marketing

Në një postim në facebook falenderimi për të gjithë mbështetësit e tij por dhe për Partinë Demokratike që e besuan Boçi shprehet i vendosur se beteja do të vazhdojë për të “çnjërrosor të keqen që ka pushtuar vendin”

Në qarkun Elbasan PD ka marrë 6 mandate dhe kur kanë mbetur edhe pak kuti për tu numëruar, kandidati Zheni Gjergji është kandidati në listën e sigurtë më pak i votuari. 

Postimi i Luçiano Boçit

Shumë pak të shprehësh vetëm falenderime për qytetarët e qarkut Elbasan, të cilët më votëbesuan ndershmërisht, me ideal e vërtetësi, pa u ndikuar as nga paratë e pushtetit, as nga dhuna e tij, as nga joshjet e miklimet për favore!

Nuk mjafton vetëm mirënjohja për strukturat e Partisë Demokratike të qarkut e drejtuesit e tyre, komisionerët, vëshguesit, grupet mbështetëse, përfaqësuesit e ZAZ-ve, numëruesit, të gjithë anëtarët e PD, të cilët më përkrahën pa bujë e zhurmë, po me shpirt e zemër, nē këtë betejë të pabarabartë me të keqen!

Përulje respekti për ekipin tim të mrekullueshëm e të jashtëzakonshëm, të palodhur, plot jetë, vlera e vizion, me vajza e djem të mençur, entuziastë e me shumë dëshirë për të ardhmen!

Nderime pa fund për shokët e miqtë e mi të shumë brezave e shtresave e bashkëpunëtorët e kaq viteve politikë, të cilët nuk u shkëputën as një minutë e centimetër nga lufta krah meje!

Vlerësime të sinqerta e të vërteta për Kryetarin e PD, zotin Basha që me besoi kandidimin, për Gazin që drejtoi me dinjitet fushatën e qarkut, për grupin cilësor të deputetëve që me diferencat e qëndrimeve e opinioneve kalimtare, më motivuan më shumë.

Në fund, familja ime tashmë e rritur në numër, jam vetë unë!

Megjithatë nuk mund të bërtas dot FITORE, sepse kjo e imja është thjesht një rreshtim i ri pranë të gjithëve ju!

Beteja për të çnjërrosor të keqen që ka pushtuar vendin vazhdon…

Marketing