Faltore brenda spitalit të Gostivarit

Hapësirat boshe të spitalit të Gostivarit po rinovohen dhe po vendosen në shërbim të këtij institucioni shëndetësorë. Me kërkesë të të punësuarve që bëjnë namaz të rregullt, ka filluar edhe realizimi i projektit të një faltoreje.

Marketing

“Ju njoftojmë se pas pastrimit të disa hapësirave që deri më tani kanë qenë të pa shfrytëzuara, sot filloi realizimi i një projekti tepër human, njerëzor dhe tepër i nevojshëm për personelin e spitalit tonë.

Pas kërkesës së madhe nga një numër i konsiderueshëm i të punësuarve, në lidhje me hapjen e një faltoreje në institucionin tonë, udhëheqësija e spitalit i shqyrtoi kërkesat dhe duke marrë parasysh numrin e madh të të punësuarve me përkatësi muslimane e pa të arsyeshme që kërkesa e të punësuarve të realizohet.

Pas disa takimeve të drejtorit me disa afaristë humanë nga qyteti jonë ky projekt tash më ka filluar të realizohet, falë donatorëve human që e përkrahën këtë projekt”, njoftojnë nga Spitali i Gostivarit.