Familja Jakupi kërkon ndihmë për vajzat e paralizuara

Jeta e vështirë e një nënë me dy vajzat e saj të diagnostikuara me paralizë celebrale, bëhet edhe më rëndë kur në pamundësi për të siguruar nevojat elementare.

Marketing

E mbyllur në mes katër muresh, ky është flijimi I një nënë e cila nuk mund të lëvizë këmbën jashtë pragut sepse brenga për vajzat dhe nevoja për kujdes të vazhdueshëm, nuk ia lejon këtë komoditet.

Vajza e madhe Xheljani e cila i mbush të 27-tat, dhe Ajlini 12 vjec janë të varura tërësisht nga kujdesi I prindërve. 50 vite mbi supet e kësaj gruaje, e cila dukej e dërrmuar dhe e lodhur por dashuria për vajzat i jep forcë t’i ngrej nga shtrati, ti pastrojë dhe ushqejë duke e harruar edhe veten. Por kjo nuk përben problem për këtë nënë, sepse sic thotë ajo: ”Është fati im, dhe unë e kam pranuar”, problem i saj i vetëm është varfëria sepse nuk mund tua plotësojë nevojat atyre. Bashkëshorti I Xhemiles punon, por nuk mund t’i mbulojë tërësisht shpenzimet për vajzat.

“Burri punon privat kur gjen, kur nuk gjen kërkon punë. Fëmija duan më ngrënë më pi, e vogla ka ushqim special të bluar. Sepse nuk mund të haj cdo gjë. Ka goja e han dhe e nxjerr për hundësh. I mbaroj biskota të blume dhe teglla I marr për bebe. Vetem një kushton 45 denarë, na ka thënë mjeku me ja dhënë dhe e kemi patjetër. Kam nevojë për idarë , kush sa ka mundesi në tëm nimoje. Ato kanë nevojë, me pelena janë ditë e natë, me haje të blume e vogla , shtrimë e kam. E madhja kupton edhe pse nuk flet por e vogla nuk din asgjë”, tha zonja Jakupi.

Ajo dëshiron që forca dhe durimi te mbisundojnë edhe me tej, vetëm e vetëm për tu kujdesur për vajzat e saj.

“Unë nuk di sa do të shkoje më këto fëmijë, boll po mundohem si nëna për fëmijët e saj, I lutem Zotit që të më jap shëndet dhe durim vetëm për këto melaqet, asgjë tjetër nuk dua. Vetëm ta mbarsoj Xhejlanin se bëhet agresive, bën turr dhe e qan kokën. Kur është mirë, ndryshe por kur është keq nuk I merr as ilaçet. E mbulon gjaku dhe nuk të lejon as sprain me ia qit, pastaj shpesh nuk kam me ua ble. Kush ka mundësi me më ndihmu, Zoti i shpërbleftë por edhe ata që nuk kanë mundësi faleminderit. Është rëndë boll, por nuk ke çfarë bën, dy veta ditë e natë, ushqe njërën, ushqe tjetrën kur vjen koha për veti mbes pa ngënë. Zoti ma lehtësoftë”, tha ajo.

Muaji i Mëshirës dhe solidaritetit le të jetë një shkak për lehtësuar barrën kësaj nëne.
Numri për kontakt 070 970 635

Marketing