Familja Rexhepi ende nën qiell të hapur, komuna e Gazi Babës ndihmon me 500 euro! (VIDEO)

“As edhe ilaçet nuk më paskan mbetur. Këtu e kisha edhe kuzhinën, këtu kishte dy dhoma dhe një banjo. Krejt u shkatërruan, gjithçka”. Edhe pas 6 ditëve që kur Tv 21 raportoi për situatën e rënduar të Familjes Rexhepi, ata ende vazhdojnë të jetojnë pa kulm mbi kokë. Pas zjarrit që e kaploi shtëpinë e tyre, 4 anëtarët e kësaj familjeje akoma nuk kanë strehimore të përhershme.

Marketing

Kryefamiljarja Mirfet Rexhepi, thotë se me djalin dhe rejën e saj, ditët po i kalojnë me vështirësi, duke fjetur nën qell të hapur dhe tek familjarët e tyre. Ajo me këtë rast u bën thirrje njerëzve bamirës që me ndihmën e tyre ta rregullojnë sado pak shtëpinë që është djegur krejtësisht.

“S’kemi ku të shkojmë, na thanë të rrimë këtu, ku të rrimë këtu. A banohet këtu. Nipin e kemi dërguar tek gjyshja e tij ai don të vijë dhe ta vazhdojë shkollën, jo të rri tjetërkund. Po shkojmë në familjet tona. Komisioni i komunës nuk erdhi në kohë por pas tri dite. Gjithçka është djegur brenda. Këtë shtëpi e kam blerë para 27 viteve, e patëm rregulluar, tani ka mbetur vetëm e zezë. Nuk jam mirë me shëndet, vuaj nga sëmundja e zemrës, tha Mirfet Rexhepi, kryefamiljare.

Ajo po ankohet se zjarrfikësit kanë vonuar me intervenimin e tyre. Nga Komuna e Gazi Babës, për TV21 thotë se janë në dijeni me rastin dhe premtojnë se do t’i dalin në ndihmë familjes 4 anëtarëshe. Kjo komunë, nga buxheti i saj ka ndarë vetëm 30 mijë denarë. Pas kërkesës së marrë nga ana e Mirsad Rexhepit, me adresë në rrugën Vanbel 3/1, shtëpia e të cilit ishte djegur, ju informojmë se kryetari Georgievski kërkoi nga Komisioni për vlerësimin e dëmeve të dalë në terren dhe të bëjë kontroll, pas çka janë siguruar foto nga vendi dhe është bërë procesverbal. Mbi bazë të kësaj, kryetari ka dhënë urdhër për pagimin e ndihmës në të holla në vlerë prej 35.000 denarëve si njëlloj ndihme nga komuna na thanë nga komuna e Gazi Babës. Sipas vlerësimeve të para, dëmi i shkaktuar nga ky zjarr arrin vlerën rreth 30 mijë euro. Familja Rexhepi shpreson se së shpejti jeta e tyre do të kthehet në normalitet pas fatkeqësisë dhe se njerëzit humanë do të zgjasin dorë që të pushojnë vuajtjet e përditshme të tyre. Të interesuarit që dëshirojnë të ndihmojnë këtë familje mund të kontaktojnë në numrin e telefonit: +389 070/630 -012

Marketing