Ballina Lajme Maqedoni Farmacistët kërkojnë kontrollin e barnatoreve

Farmacistët kërkojnë kontrollin e barnatoreve

Kërkohet kontrolli i barnatoreve për të cilat ka ankesa nga qytetarët.

Marketing

Pas shqetësimeve të marra nga shumë farmacistë në lidhje me mënyrën e inspektimeve të zhvilluara nga inspektorati tatimor në barnatore, Shoqata Farmaceutike e Kosovës sot ka takuar drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj me qëllim të adresimit të këtyre shqetësimeve.

Me qëllim që të lehtësohet puna e tyre në këto ditë të vështira, Shoqata e farmacistëve ka kërkuar nga Murtezaj, që inspektimet të jenë të kufizuara vetëm në subjektet mbi të cilat kanë marrë ankesa dhe jo në të gjitha barnatoret.

Murtezaj ka theksuar se nga shumë inspektime që janë bërë, nuk është vërejtur rritje e çmimeve, derisa shkeljet janë vërejtur te një numër i vogël i barnatoreve të cilat edhe do të verifikohen në të ardhmen për arsye të natyrës specifike të punës, pasi mund të ketë prodhime nga prodhues të ndryshëm me çmime të ndryshme, ndërsa kuponi fiskal lës hohet për të gjitha i njëjtë, raste që kanë mundur të shkaktojnë keqkuptime nga qytetarët.

Exit mobile version