Fati i Zaevit do të jetë i njëjtë si i Gruevskit në 2016

Se nuk ka lojë me liderin e integristëve tregon fakti se gadi njëzet vite nuk mban mend për humbje. Dikush mund t’i mvesh lloj lloj etiketime por e vërteta qëndron diku tjetër. Lideri i integristëve i cili është lider i prodhuar nga luftërat, ai i cili solli paqën dhe realizimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve në këtë shtet dhe jo vetëm, misionar i cili realizon projekte kombëtare por ama duke mos cenuar të drejtën e asnjë kolektiviteti tjetër në këtë vend, është realizues i të gjitha të drejtave kolektive të kombit shqiptar, të drejta që kanë prek në shpirtin e vuajtur të shqiptarit dhe të kolektiviteteve tjera që jetojnë në këtë vend falë luftës së pakompromis për liri dhe barazi të plotë për të gjithë.

Marketing

Do të ishte idioteske dikush të vlerësoj dhe deklaroj pa fije turpi se integristët kanë vjedhë vota, sepse shtrohet një pyetje shumë e thjeshtë, si paskan mundur këta t’i vjedhin votat plot 20 vite në çdo cikël zgjedhor, e nuk pati asnjë një mekanizëm qoftë kombëtar apo ndërkombëtar të parandaloj vjedhjen e votave?, por këto deklarata që vijnë nga lider partish minore shqiptare janë deklarata që nuk i han populli sepse këta luftojnë për pushtet e jo për shtet ku shqiptarët të ndajnë sovranitetin bashkë me maqedonasit dhr të marrin hisen që u takon, gjë që në vazhdimësi e kërkon lideri integrist, tjetër gjë është se lideri integrist ka prek në palcën e çdo shqiptari aty ku më së shumti i dhemb shqiptarit dhe të njëjtët drejtë vlerësojnë për kë të votojnë. Shqiptarët e dijnë se shpresën e tyre kush mund t’a bëj realitet.

Prandaj nuk thone kundërshtarët politik se lideri integrist është i vështirë në biseda dhe në qeverisje sepse është arrë e fortë që nuk mund të thehet lehtë karshi këtyre tjerëve që futen në pushtet pa kushte, sepse në qafë u ri varur lloj lloj dënimi.

Është për të ardhur keq sepse shumë lider të partive minore shqiptare edhepse mendojnë se merren me politikë dhe e njohin politikën i ngatrojnë kategorite politike dhe juridike dhe gjithënjë i barazojnë kategorite pushtet dhe shtet duke menduar se janë të njëjta por në fakt janë kategori të ndryshme, e që për liderin integrist janë kategori shumë të qarta se, pushteti është kategori relative dhe shteti është kategori apsolute aty ku duhet të ndahet sovraniteti dhe hisja shqiptare.

Çfarëdo misioni të marrë nga populli lideri integrist e çon deri në fund pamarrë parasysh pasojat me ta cilat mund të ballafaqohet prandaj edhe këtë të kryeministrit të parë shqiptar do e bëj realitet sepse ai di të sakrifikohet dhe viktimizohet deri në fund dhe të njëjtën t’a realizoj me sukses. Prandaj ideja e kryeministrit të parë shqiptar nuk është ide e pa realizueshme sepse ai i ka mat mirë punët dhe mëpastaj ka prerë këtë vendim.

I vetëdijshmë se kjo ide dhe ky mision nëse nuk realizohet mund t’i shkaktoj tronditje ai me asnjëfarë kushti nuk do të bëhet pjesë e asnjërit bllok qoftë LSDM apo VMRO nëse kryeministri nuk do jetë shqiptar por anjëri nga këta blloqe pa BDI-në nuk do jetë në gjendje të bëjnë qeveri.

Nëse pranon cfarëdo lloj kompromisi përveç kryeministrit shqiptar nis fillimi i fundit të BDI-së, gjë që ai nuk do e lejoj,

Në këtë fazë është i relaksuar sepse politikën se si do ec Maqedonia e Veriut nuk do e diktojnë ndërkombëtarët sepse ajo me ndihmën e tyre veq është trasuar drejtë integrimeve europiane, ku më tani vendi është pjesë e NATO-s,

Përkundrazi ndërkombëtarët do të insistojnë që misioni i liderit integrist për kryeministrin e parë shqiptar të bëhet realitet këtë e potencoi edhe ambasadorja amerikane e cila deklaroi se Kushtetuta e vendit nuk ndalon askënd për t’u bërë kryeministër dhe me pranimin e këtij realiteti lidershipi maqedonas të tregoj se shteti është i çliruar nga barrierat dhe problemet ndëretnike,

Lideri integrist nuk do lejoj që akuzat e adresuara nga opozita shqiptare drejt tij të demantojnë misionin e tij se gjoja ai e ka këtë bllof vetëm për të mblëdhë vota dhe se i ka gënjyer shqiptarët, sepse në të kundërtën kredibiliteti i tij dhe i BDI-së shkatrohet, gjë të cilën në asnjë mënyrë nuk do e lejoj.

Zërat se ai që është fitues duhet të bëjë qeverinë i demanton 2016 kur lideri integrist nën presion të fortë të ndërkombëtarëve e bëri Zaevin kryeministër edhepse zgjedhjet i fitoi Gruevski, për të cilën gjë siq duket nuk është fare mirënjohës, një sjellje e këtillë e liderit të LSDM shumë lehtë mund t’i kushtoj me kalim të tij në opozitë, gjë që pritet edhe të ndodhë.

Në variantin më të keq të mundshëm nëse dy partitë maqedonase me këmbim të deputetëve arrijnë të krijojnë qeveri, ky veprim do të ishte peshqeshi më i mirë që do iu bëhej shqiptarëve dhe një shkas plus që shqiptarët të themelojnë Parlamentit e tyre dhe shpalljen e federalizimit të vendit, proces që do të ishte i pakthyeshëm, gjë të cilën gjatë fushatës zgjedhore e paralajmëroi edhe lideri i Aleancës Zeadin Sela. Me këtë ai çoi selam se për çështje madhore edhe shqiptarët dijnë të bëhen bashkë pavarësisht ndasive politike.

Edhe sikur të arrihet kompromis që kryeministri të jetë me rotacion 2+2 në asnjë mënyrë nuk do të lëshoj pe që i pari kryeministër të jetë nga blloku maqedonas sepse çfarëdo lloj qeverie e cila do të formohej do të ishte qeveri e brishtë dhe për shkurt kohë pala maqedonase do shkaktoj krizë për të çuar vendin në zgjedhje të reja.

Fare nuk është e vërtetë se ndërkombëtarët janë kundër opozitës maqedonase sepse ndërkombëtarët dyfish bashkëpunojnë me opozitës se sa me pozitën, sepse ky bashkëpunim është i shëndetshëm për demokracinë e cila është themel i një shteti të shëndosh anëtare e NATO-s dhe vend kandidat i pjekur për t’u bërë anëtare e plotë e BE-së.

Ndërkombëtarët do përkrahin fuqishëm opozitën e tanishme të krijoj qeveri për tre arësye themelore:

Plaga e cila akoma llogaritet nga opozita maqedonase si plagë e hapur ndërrimi i emrit të shtetit nuk do lejohet akoma të jetë plagë e hapur sepse edhe sikur LSDM të vazhdoj të qeveris vendin në 4 vitet e ardhshme askush nuk garanton se pas katër viteve përsëri do fitoj zgjedhjet LSDM, ndërsa plaga përsëri ngel e hapur por ndoshta akoma më e pezmatuar se kur,

LSDM dhe lideri i saj për katër vite nuk treguan asnjë rezultat në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, populli dhe ndërkombëtarët nuk panë asnjë të akuzuar nga ish pushteti të përfundoj pas grilave, anjë objekt i projektit 2014 nuk u rrënua, parat për të cilat trumpetonin se janë të vjedhuar as një qindarkë nuk përfundoi në arkën e shtetit, specijalja u zhbë sepse po ky pushtet ishte pjesë e kriminalitetit të kësaj prokurorie, mungesa e reformave në gjyqësi, kumaria e LSDM me elementet krimogjene të ish pushtetit gruevist dhe shumë fakte tjera janë në favor të opozitës së tanishme, ndërsa opozita e tanishme e udhëhequr nga Mickovski u pastrua nga këto elemente të cilat kaluan në taborin e LSDM-së dhe u bënë partner me të, janë fakte të cilat janë të njohura për faktorin ndërkombëtar,

Prurja e VMRO-së në pushtet mbyll çështjen e emrit dhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, Marrëveshjen e Ohrit, ndërsa NATO dhe EU kanë qenë dhe janë prioritet i VMRO-së, me këtë shumë më lehtë do luftohej krimi dhe korrupsioni dhe reformat e shumëpritura ndërsa garancë për ndërkombëtarët në realizimin e prioriteteve të cekura do të ishte lideri integrist Ali Ahmeti dhe kryeministri Naser Ziberi.

Tani radhën e kanë liderët maqedonas të marrin apo të lënë “shkopin apo karrotën”, të pranojnë kryeministrin shqiptar dhe të formojnë qeverinë, por shumë lehtë mund të ndodhë që lideri i LSDM-së të pret e të pret në dritare pas perdes Ali Ahmetin dhe të bindet se BDI është çelësi jo vetëm i qeverisë së ardhshme por i stabilitetit të Maqedonisë së Veriut, çfarëdo kombinimi tjetër në kokat e liderëve të partive maqedonase do të ishte vdekjeprues për vendin. editorial i shari.info