Fatkeqësia e autobusit në Bullgari/ Spasovski, Osmani dhe Boçvarski me pres konferencë në ora 19

Sonte në ora 19:00 me pres konferencë të përbashkët për aksidentin në Bullgari do të dalin ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski, ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani dhe ministri i trasportit dhe lidhjeve Bllagoj Boçvarski.

Marketing

Të paktën 46 persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në autostradën Struma në Bullgari. Në aksidentin kanë qenë 53 persona. Gjashtë persona të cilët i kanë mbijetuar aksidentit janë në spitalin “Pirgov” në Sofje. Mes të vdekurve ka pasur 12 të mitur, në mesin e të cilëve dhe dy binjak.