Ballina Aktuale Fatmir Dehari: Faleminderit bashkëvendas të mi

Fatmir Dehari: Faleminderit bashkëvendas të mi

Kryetari i komunës së Kerçovës Fatmir Dehari publikisht ka falënderuar të gjithë kërçovarët për vlerat demokratike që treguan dje në ditën e votimit.

Marketing

Ai falënderoi në veçanti edhe votuesit që i dhanë besimin në këtë raund zgjedhor.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë, fort të çmuar bashkëvendas të mi, shumë të dashur vëllezër të mërgatës që jeni fryma jetike e Kërçovës së përmallshme.

Përzemërsisht Ju falenderoj për votën Tuaj, për besimin që ma dhatë edhe në këto zgjedhje ende të papërfunduara, sepse rrethi i dytë përcakton fituesin. Ajo që skajshmërisht më gëzon është votimi i dinjitetshëm, i qetë dhe demokratik. E tërë kjo është një shfaqje jo vetëm e vullnetit të lirë, po edhe e kulturës së jashtëzakonshme. Po kaq shpirtërisht falënderoj edhe atë pjesë qytetarësh që hodhën letrën votuese duke rrethuar kandidatët tjerë, sepse edhe kjo i shërben rritjes së vlerave demokratike. Edhe kur nuk përputhemi në koncepte a ide të qeverisjes së pushtetit lokal, prapë e ardhmja jonë mbetet zhvillimi i mëtejmë infrastrukturor i qytetit dhe përmirësimi edhe më cilësor i shërbimit administrativ ndaj qytetarëve, që thjeshtë përbëjnë një tërësi të pandashme të qytetit. E Juaja është ta ruajmë frymën tonë e t’i jetësojmë planet e sigurta, projektet madhore për të cilat ekzistojnë edhe fonde të ndryshme. Duke unifikuar vullnetin Tuaj, ne bëhemi shembëlltyrë e fitores së qytetit e assesi jo të individit.
Na priftë e mbara në dashurinë për Uskanën edhe pas dy javësh.

Falënderit edhe një herë të gjithëve pa dallim race, kombi, ngjyre a konfesioni! Falënderit edhe një herë mërgatës sonë kërçovare nga SHBA-ja dhe gjithë Evropa.
Respekte,

Marketing
Exit mobile version