Në një status në llogarinë e tij në FB, Fatmir Limani shpejtë dekonspiron gjithçka rreth press konferencës së paralajmëruar me pompozitet nga BDI.
Sipas tij, gjithmonë kur BDI gjindet në fokus të skandaleve për keqpërdorime, dalin me tema të mëdha që të mashtrojnë dhe defokusojnë opinionin.
Mashtrimi i rradhës sipas tij do të jetë edhe një gënjeshtër e tipit të kryeministrit shqiptar apo e dorëheqjeve të ministrave të BDI nga Qeveria, e kësaj rradhe konkretisht për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren.
Gjithë kjo dëshmon që BDI është thellë në defanzivë dhe panikë sepse populli i ka lexuar mirë këto intriga prandaj dhe tentojnë të dalin me premtime të mëdha.
E para se të fillojnë gënjeshtrën e madhe të rradhës, le ti kryej Artan Grubi ata 2 km rrugë Shkup – Bllacë e renovimin e atij tuneli 100 metra që nuk po përfundon me vite.