Fatos Nano voton bashkë me të shoqen në Tiranë: Pjesëmarrje e ulët, erdha t’i nxis pak

schedule12:03 – 25 Prill, 2021

Ish-kryeministri Fatos Nano ka votuar ditën e sotme bashkë me të shoqen Xhoana Nano. Pas daljes nga qendra e votimit, Nano pati edhe një mesazh të shkurtër për qytetarët.

Ai tha se fituesit gëzojnë për të gjithë ndërsa humbësit mërziten vetëm për vete.

Marketing

“Pjesëmarrja ishte pak e ulët, ndaj erdha që ta nxis. Ata që mërziten të merziten vetëm per vete, dhe të mos i mbajnë shumë.

Fituesit gëzojnë për të gjithë, humbësit të mërziten vetëm për vete”, tha Nano./mv.abcnews.al