Fauci-Kinës: Publiko të dhënat e shkencëtarëve që u sëmurën në laborator

Eksperti amerikan i sëmundjeve infektive Dr. Anthony Fauci i ka bërë thirrje Kinës që të publikojë të dhënat mjekësore të nëntë personave, të cilat mund të japin të dhëna që tregojnë nëse COVID-19 u shfaq për herë të parë si rezultat i një rrjedhje laboratori, raportoi Financial Times të enjten.

Marketing

“Unë do të doja të shihja të dhënat mjekësore të shkencëtarëve të cilët raportohet se ishin sëmurë në vitin 2019. A u sëmurën ata vërtet dhe nëse po, me çfarë u sëmurën?”, tha Fauci.

Origjina e virusit po diskutohet shumë, me agjensitë e inteligjencës amerikane që ende ekzaminojnë raportet se studiuesit në një laborator kinez të virologjisë në Wuhan ishin të sëmurë rëndë në 2019 një muaj para se të raportoheshin rastet e para COVID-19.

Sidoqoftë, shkencëtarët dhe zyrtarët kinezë vazhdimisht kanë hedhur poshtë hipotezën e rrjedhjes së Covid-19 nga laboratori, duke thënë se virusi mund të ketë qarkulluar në rajone të tjera para se të godiste Wuhan dhe madje mund të ketë hyrë në Kinë përmes dërgesave të importuara të ushqimeve të ngrira ose tregtisë së botës së egër.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Kinës, Wang Wenbin, nuk pranoi të komentonte direkt nëse Kina do të publikonte të dhënat e nëntë personave, por mohoi vendosmërisht se COVID-19 ka dalë nga laboratori.

Në një konferencë të Premten, ai iu referua një deklarate të 23 Marsit nga Instituti i Virologjisë Wuhan që bënte me dije se asnjë personel ose të diplomuar nuk u konfirmua që kishin kontaktuar virusin nga laboratori i virologjisë në Wuhan.

Wang përsëriti qëndrimin e Kinës se raportet për një rrjedhje laboratori janë një “teori konspirative”.