Faza e tretë e dezinsektimit kundër larvave të mushkonjave në Shkup

Qyteti i Shkupit njofton se të mërkurën (21 qershor) do të realizohet faza e tretë e dezinfektimit në zonën e Shkupit kundër larvave të mushkonjave.

Marketing

Në orët e hershme të mëngjesit do të kryhet dezinfektimi nga aeroplani (faza e tretë) ndaj larvave të mushkonjave, ndërsa gjatë ditës faza e tretë e dezinfektimit tokësor.

“Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë kryerjen e dezinfektimit, do të spërkatet ditën e nesërme, kur kushtet atmosferike të jenë të favorshme, në të njëjtën kohë”, thuhet në njoftim.

Qyteti i Shkupit njofton bletarët që me kohë të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

Marketing