Fazliu në promovimin e Projektit për bashkëpunim ndërkufitar në Bllagoevgrad

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu, sot në Bllagoevgrad, Republika e Bullgarisë, do të marrë pjesë në promovimin e projektit Ndërtesa të gjelbra për të ardhme të përbashkët të gjelbër.

Marketing

Siç kumtoi Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, projekti me vlerë prej 408 mijë euro financohet me mjete nga Programi IPA i Bashkimit Evropian për bashkëpunim ndërkufitar dhe ka për qëllim të sigurojë efikasitet energjetik në ndërtesat publike në Rajonin planor Lindor në Republikën e Maqedonisë dhe në Bllagoevgrad, në Republikën e Bullgarisë.

Marketing