FBI parandalon një tjetër masakër në Serbi, i mituri po planifikonte të bënte një bombë

FBI parandalon një tjetër masakër në Serbi, i mituri po planifikonte të bënte një bombë
Pas një sërë ngjarjesh të rënda të ndodhura në Serbi, një tjetër rast është bërë publik ditën e sotme.

Marketing

Sipas mediave serbe një i mitur nga Sobotica, nxënës i gjimnazit “Svetozar Markoviq” është arrestuar pas në një bisedë me psikologun e shkollës, ai ka thënë se do të planifikonte një masakër.

Nxënësi me iniciale D.U. sipas informacioneve nga mediat serbe, u zbulua nga FBI pasi i mituri po krijonte llogari të ndryshme në internet me emra vrasësish dhe gjithashtu, po mblidhte informacione për të mësuar se si të krijonte një bombë.

Sipas urdhrit të prokurorisë, i mituri është dërguar në Gjykatën e Lartë për të mitur.

I dyshuari akuzohet se ka kryer veprën penale shfaqje, marrje dhe posedim i pornografisë me fëmijë dhe shfrytëzim i të miturit për pornografi.

Policia e cila po merret me zbardhjen e këtij rasti, nuk ka dhënë informacione të mëtejshme për ngjarjen.