FC Shkupi: Gjithçka ishte kurdisur, goli i Micevskit ishte pozitë jashtë loje

Nga FC Shkupi kanë publikuar pamje nga goli i sotëm që i siguroi fitoren Vardarit, përcjell TV21. Nga FC Shkupi thonë se goli i Darko Micevskit ishte pozitë jashtë loje, ndërsa akuzojnë se ndeshja ishte kurdisur, thonë se që nga fillimi kanë paralajmëruar se arbitri Igor Stojçevski nuk ka qenë i denjë për këtë ndeshje.      https://fb.watch/vLj8XXOIiC/                                     “Atë që e paralajmëruam, ajo edhe ndodhi. Arbitri kryesor, me emër dhe mbiemër, Igor Stojçevski, e kreu punën e tij. Që para ndeshjes i kishim paralajmëruar që të gjithë, që ky arbitër nuk është i aftë për të referuar një ndeshje të këtillë dhe se është i padëshiruar nga klubi ynë, tashmë një kohë më të gjatë. Megjithatë askush nuk e mori me seriozitet kërkesën e klubit tonë. Gjithçka ishte e kurdisur, ashtu si të tjerët deshën të ndodh. Fjala është për atë minutën e 83-të, kur të gjithë e panë që Micevski ishte në pozitë jashtëloje, mirëpo jo edhe arbitri i preferuar i dikujt tjetër. Shpjegimet dhe vendimet tona në detaje do t’i japim nesër para opinionit publik”, thonë nga FC Shkupi.

Marketing
Marketing