Tifozët e tenisit kanë marrë një lajm të keq nga mjeshtri i këtij sporti.
Legjenda Roger Federer është tërhequr nga turneu pas problemeve me lëndim.
“Pas diskutimeve me ekipin, kam vendosur që të largohem nga Rolland Garros sot. Pas dy operimeve në gju dhe periudhës mbi 1 vit rehabilitim, është e rëndësishme të ‘dëgjoj’ trupin tim dhe të mos e rëndoj veten më shumë” shkruan Federer në Twitter.
Federer fitoi 3 raunde të këtij edicioni, ndërsa u tërhoq në rrethin e 4-të.