Ballina Aktuale Fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara, nënshkruhet rregullorja për vlerësim...

Fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara, nënshkruhet rregullorja për vlerësim funksional

U nënshkrua rregullorja për vlerësim funksional të fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara, që rregullon funksionimin e organeve eksperte për vlerësim dhe mënyrën e dhënies së mbështetjes shtesë në fushën e arsimit, shëndetësisë, mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve.

Marketing

Autoritetet premtojnë së shpejti një sistem të vetëm vlerësimi për këtë kategori qytetarësh dhe shumë lehtësi të tjera në sferën e punësimit, shëndetësisë dhe arsimimit.

“Është duke u përgatitur një propozim për ligjin për një sistem të vetëm vlerësimi, në mënyrë që personat me aftësi të kufizuara do të duhet të shkojnë për vlerësim vetëm një herë dhe me atë mendim ata do të kenë qasje në të gjitha të drejtat që u takojnë në bazë të ligjeve të ndryshme.”, – deklaroi ministrja e punës dhe politikës sociale, Jovanka Trençevska.

“Për sa i përket kostove të kryerjes së vlerësimit, prindërit janë të përjashtuar nga çdo pagesë për kryerjen e vlerësimit.”, – theksoi ministri i shëndetësisë, Bekim Sali.

“Do të jetë më e lehtë të krijohet një plan arsimor individual për të punuar me një student me aftësi të kufizuara dhe një program i modifikuar dhe në të njëjtën kohë do të jetë më e lehtë të përcaktohet ekipi gjithëpërfshirës profesional.”, – u shpreh ministri i arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri.

“Është një arritje e madhe që sektorët e shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes sociale në Maqedoninë e Veriut punojnë së bashku për promovimin e të drejtave dhe përmirësimin e standardeve të jetesës së fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara.”, – deklaroi përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia di Giovanni.

Rregullorja është përgatitur në tre vitet e fundit në bashkëpunim mes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, asaj të Shëndetësisë, Arsimit dhe Trupit Koordinues Kombëtar për Zbatimin e Konventës së OKB-së për të Drejtat e Personave me aftësi të kufizuara, me mbështetjen e UNICEF-it.

Marketing
Exit mobile version