Fëmijët e pavaksinuar, nuk do të mund të regjistrohen në shkollë

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Mile Boshnjakovski, në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se nuk do të tërhiqen masat e sjellura pas shpalljes së epidemisë së fruthit, duke theksuar se në vitin e ri shkollor nuk do të regjistrohen filloristë të cilët nuk janë të vaksinuar.

Marketing

“Vaksinimi është i obliguar. Në klasën e parë nuk do të mund të regjistrohen fëmijët që nuk janë të vaksinuar. Ligji për arsim fillor, neni 46, paragrafi 2 është i qartë”, deklaroi Boshnjakovski.
Boshnjakovski kujtoi se për shkak të gjendjes me fruthin, qeveria ka shpallur epidemi në territorin e gjithë shtetit.

Ai shtoi se vaksinimi në terren nga Ministria e Shëndetësisë bëhet sipas planit dhe në koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë e Arsimit.

Marketing