Ballina Lajme Maqedoni Fëmijët e Shkupit solidarizohen me fëmijët e Palestinës

Fëmijët e Shkupit solidarizohen me fëmijët e Palestinës

Në mbarë botën sot u shënua 1 qershori- Dita ndërkombëtare e Fëmijëve. Fëmijët në Shkup në këtë ditë të tyren u solidarizuan me moshatarët e tyre palestinezë, një pjesë e madhe e të cilëve vritet ose mbeten jetim për çdo ditë. Të veshur dhe ngjyrosur me flamurin palestinez, ata porositën që të gjithë fëmijët në botë të jenë të lumtur, të ndërpriten konfliktet dhe atyre t’u kthehet buzëqeshja.

Marketing

Koordinatorja e rrjetit të organizatës “Zëri i grave për paqe dhe solidaritet”, Mersiha Smajloviç tha se qëllimi i këtij programi është që duke shitur ushqime të ndryshme, paratë e mbledhura të dërgohen si ndihmë për Palestinën.

Mersiha Smajloviç

“Programi është me çdo organizatë apo individ, në të gjitha gjuhët do të kemi program nga ana e fëmijëve, do të kemi edhe fëmijë nga Gaza që kanë ardhur në Maqedoni, dhe ato do e këndojnë këngën e tyre. Pastaj do të munden të gjithë fëmijët që nuk janë vetëm nxënës të programit, por edhe këtu në parkun e Çairit mund të përfshihen në programin që është me karakter edukativ, ndërkohë kemi edhe treg humanitar, me qëllimin që e gjithë shitja e rekuizitave do të shkojë me synime humane”.

Programi për fëmijë u zhvillua në gjuhën shqipe, maqedonase, turke, boshnjake, arabe dhe në gjuhën angleze.

Exit mobile version