Fëmijëve të Idrizovës iu ndalohet mësimi në gjuhën shqipe / Shaqiri: Nuk gjendet njeri që ta shtyjë pocedurën përpara

Për çështjen e 13 fëmijëve shqiptarë të Idrizovës për herë të parë, sipas Ministrit të Arsimit, Jeton Shaqiri, ka interes kaq të lartë institucional. Për veç prindërve dhe shkollës, tani në këtë çështje ka edhe palë të tretë dhe kjo palë sipas ministrit Shaqiri, janë prindërit e nxënësve maqedonas. Shaqiri thotë se ka vështirësi në gjetjen e një personi që do ta ecë punën përpara në bashkëpunim me MASH-in.

Marketing

“Për rastin konkret të shkollës së Njegoshit, kam qenë i kritikuar për arsye se asnjëherë nuk e kam përjashtuar mundësinë e marrjes së kompetencave për zgjedhjen e problemit. Dhe, marrja e kompetencave nënkupton se në momentin që ne e bëjmë, kemi bazën juridike, ligjore. Duhet një person tjetër i cili nga ana e MASH-it do të marrë përsipër t’i kryejë obligimet, do të thoja drejtori i ri, të cilin do ta emërojë Ministri i Arsimit dhe Shkencës. Në komunikimin që e kanë pasur nga kabineti im me të gjithë mësimdhënësit, për arsye të situatës së krijuar, tani në shkollën e Njegoshit nuk mund të gjendet  një person përgjegjës, i cili do ta shtyjë më tutje procedurën”, tha mes tjerash ministri Shaqiri në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./KlanMacedonia

Marketing